Vllaznia e femrave ka bere detyren e saj dhe ka arritur te fitoje lehtesisht ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ndaj Partizanit duke hedhur kesisoj nje hap thuajse perfundimtar per kalimin ne finalen e ketij kompeticioni.
Vajzat kuqeblu kane fituar me rezultatin 7-0 ndaj skuadres se kuqe ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne kompleksin “Partizani” ne kryeqytet duke treguar nje forme shume te mire sportive.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 16-te kur Megi Doçi ka shenuar drejteperdrejti nga goditja e kendit dhe nje minute me vone do te ishte sulmuesja 17 vjeçare Klaudia Borci qe do te dyfishonte shifrat. Pak para fundit te pjeses se pare, Arbenita Curraj do te shenonte edhe golin e trete.
Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 3-0. Ne fillimin e pjeses se dyte, Luçije Gjini do te shenonte golin e katert per Vllaznine. Me pas ajo do t’ia linte vendin tre golave qe Megi Doçi do te shenonte njeri pas tjetrit.
Sulmuesja e njohur do te shenonte edhe ne minutat 56, 65 dhe 81 duke kompletuar ne kete menyre fitoren e thelle 7-0 te Vllaznise ne gjysmefinalen e pare ndaj Partizanit. Me nje rezultat te tille sigurisht qe ekipi shkodran te jete thuajse i kualifikuar per ne finalen e Kupes.
Megjithate kjo do te zyrtarizohet javen e ardhshme kur ne Shkoder do te luhet ndeshja e kthimit ne mes ketyre dy ekipeve. Vllaznia pritet te luaje ne finalen e kupes se ketij sezoni perballe fitueses se çiftit Apolonia- Tirana./SHKODRA-SPORT.COM/