Vllaznia e volejbollit te femrave e ka humbur ndeshjen e pare gjysmefinale te kampionatit, ate ndaj Tiranes, te luajtur pasditen e sotme ne kryeqytet, por duhet thene se ka zhvilluar nje ndeshje vertete dinjitoze.
Ekipi i drejtuar nga trajnerja Nora Deda e ka filluar ne menyren me te mire te mundshme kete ndeshje. Ai ka fituar setin e pare me rezultatin 25-21. Nje start qe dha premisat e nje fitoreje te mundshme por nuk ka ndodhur keshtu.
Ne setin e dyte loja ka qene shume e forte por ne fund ka qene Tirana e cila e ka fituar ate 25-23 duke barazuar numrin e tyre ne 1-1. Nga kjo fitore e ketij seti, vajzat bardheblu moren zemer dhe fituan lehtesisht te tretin 25-12 duke kaluar ne avantazh ndeshjen.
Vllaznia u mundua te rifutej ne loje dhe ne setin e katert ka serish shume rivalitet, por ne fund eshte serish Triana qe e fiton ate 26-24 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.
Vajzat shkodrane ne kete menyre e kane humbur gjysmefinalen e pare dhe tashme jane ne pritje te gjysmefinales se dyte qe do te zhvillohet pas kater ditesh ne Shkoder dhe nisur nga paraqitja e sotme, ka shume shprese qe ata te fitojne dhe te shkojne ne ndeshjen e trete dhe te fundit gjysmefinale per te percaktuar me pas ekipin finalist te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/