Vllaznia e femrave ka marre fitoren e rradhes ne kampionat, duke mundur kete here 2-1 Apolonine, por duhet pranuar se ka qene nje fitore pa shkelqim. Vajzat shkodrane kane zhvilluar nje nga ndeshjet e tyre me te dobeta te gjithe ketyre viteve.
Ndoshta tek to kane ndikuar dhe po verehen ende pasojat e ngjarjes se para dy javeve ne ndeshjen ndaj Tiranes e kjo u reflektua edhe ne takimin e sotem ndaj fierakeve te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Vllaznia kaloi shume shpejt ne avantazh me ane te autogolit te Xhindole qe ne minuten e 4-te nderkohe qe ne minuten e 17-te po kjo futbolliste do te largohej nga fusha me karton te kuq si rrjedhoje e pengimit te Doçit dhe si lojtare e fundit ka marre ndeshkimin maksimal nga arbitrja Cemeri.
Kjo gje krijoi idene se vendaset do ta kishin me te lehte fitoren por nuk do te ndodhte keshtu. Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-0 per ta. Ne te dyten, pikerisht ne minuten e 55-te pas nje kunderzbritje te bukur Apolonia barazon me ane te Ndojt.
Vllaznia u hodh ne sulm per te shenuar golin e fitores dhe pas disa tentativash do te ishte lojtarja e ardhur nga stoli Arlinda Kodra qe ne minuten e 88-te te shenonte golin e dyte dhe te fitores per Vllaznine qe ne kete menyre triumfon me rezultatin 2-1./SHKODRA-SPORT.COM/