Vllaznia e femrave fiton edhe pa luajtur. Kundershtari i saj i rradhes- Skenderbeu i Korçes, nuk eshte paraqitur ne ndeshjen qe duhet te ishte luajtur pasditen e sotme ne “Reshit Rusi” dhe kesisoj do ta humbe ndeshjen aforfe ne shifrat 0-3.
Kuptohet qe vajzat korçare e kishin te qarte se do ta humbnin kete ndeshje, madje ne shifra te thella dhe per rrjedhoje, kane preferuar te mos udhetojne fare drejt Shkodres duke marre kesisoj parasysh edhe vendimet qe do te marre Komisioni i Disiplines.
Ne fakt, ne kampin kuqeblu drejtuesit dhe futbollistet jane pare te jene te merzitur nga mosparaqitja e kundershtarit. Kuptohet qe per ta e rendesishme eshte te luajne sa me shume ndeshje sepse vetem keshtu, mund te rriten nga ana profesionale.
Me fitoren ne tavoline ndaj Skenderbeut, Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 42 pikeve pas 14 javesh kampionat duke kryesuar me merite renditjen e tij. Edhe golaverazhi i saj eshte fantastik prej 93 golash te shenuar dhe vetem 3 te pesuar.
Javen e ardhshme nderkohe ekipi i presidentit Lazer Matija do te luaje ndeshjen me te rendesishme te kampionatit, ate ndaj Apolonise se vendit te dyte dhe ne rast fitoreje, çeshtja e titullit kampion mund te mbyllet qe ketu, pa pritur javey e mbetura te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/