Vllaznia e femrave merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe kryeson e vetme serish renditjen e kampionatit edhe pas javes se nente te tij. Paraditen e sotme vajzat kuqeblu kane luajtur “derbin” shkodran ndaj ekipit te AAS dhe e kane fituar ate me rezultatin e thelle 16-0.
Plot 11 gola regjitroi pjesa e parë e kësaj ndeshje, të cilët nisin me kapitenen Esmeralda Franja që në harkun kohor të 8 minutave shënon dy herë, respektivisht në minutat 5 dhe 8. Më pas në skenë del golashënuesja më e mirë e Vllaznisë si dhe e kampionatit shqiptar, Medi Doçi, e cila duket se futet në garë me Franjen se kush të shënoj më tepër.
Doçi shënon në minutën e nëntë golin e tretë të Vllaznisë dhe Franja shënon përsëri në të 16-tën minutë duke e rritur avantazhin në 4 me 0. Shtatë minuta më pas kemi një golashënauese tjetër nga Vllaznia. Ajo është Luçie Gjini që e çon në 5-0 avantazhin kuqeblu.
Tre minuta pas Gjinit, është Ersi Lufo që shënëon duke e thelluar në 6 me 0 rezultatin në favor të skuadrës kuqeblu. Doçi rikthehet përsëri, por këtë radhë me tre gola të njëpasnjëshëm, përkatësisht në minutat 29, 33, 36-të, ndërsa golat e Lufos dhe të Vrucajt në minutat 39-të dhe 41-të mbyllin pjesën e parë me avantazhin 11 me 0 për Vllazninë.
Pjesa e dytë vijon me gola të tjerë dhe përsëri në portën e AAS. Lufo shënon në minutën e 46-të, Doçi në të 50-tën, dhe më pas kemi edhe golat e Gjergjit, Blinishtës dhe përsëri Doçit në minutat 54 dhe 56 dhe 58-të që e çojnë në 16 me 0 avantazhin e Vllaznisë, ndërkohë që Megi Doçi regjistron golin e gjashtë personal në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 27 pikëve duke vijuar të kryesojë e vetme tabelën e klasifikimit. Po per javen e 9-te te kampionatit, ekipi tjeter shkodran, “Juban Danja- Murlani” ka luajtur ne Fier ndaj Apolonise dhe eshte mundur me rezultatin 0-4.