Vllaznia e femrave e ka luajtur mesditen e sotme ndeshjen e prapambetur te kampionatit ndaj Teutes. Ajo eshte zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte fituar prej vajzave kuqeblu me rezultatin e thelle 12-0.

Nje nga protagonistet kryesore edhe e ketij suksesi ka qene e zakonshmja Megi Doçi e cila ne pjesen e pare ka shenuar 4 gola dhe atyre u ka shtuar edhe 3 te tjere ne pjesen e dyte duke qene ne kete menyre autore e plot 7 golave ne kete 90 minutesh.

Te tjeret mbajne firmen e Arbiona Bajraktari, Aidena Mustafaj, Klaudia Borci, Esi Lufo dhe Verona Berisha. Kjo e fundit kesisoj ka shenuar edhe golin e fundit te kesaj ndeshje qe u mbyll me 12 gola avantazh ne favor te Vllaznise.

Dy jave para fundit te kampionatit te rregullt, kampionia ne fuqi e vendit udheheq e vetme renditjen me 45 pike, duke qene e shkeputur plot 5 pike nga Gramshi i vendit te dyte. Megjithate kjo nuk vlen sepse siç dihet ne fund do te jete “Final 4” qe do te vendose se kush do te jete skuadra kampione.

Gjithsesi Vllaznia, pavaresisht skemes se kampionatit eshte e vendosur per ta fituar me çdo kusht edhe kete titull kampion, qe do te jete i 12-ti rradhazi per te.(www.shkodrasport.com)