Vllaznia e futbollit te femrave e ka nisur mbare Turneun Nderkombetar te Futsalles qe po zhvillohet ne L’ Aquila te Italise. Sipas shortit te hedhur paradreken e sotme, kampionia shqiptare do te ndeshej ne gjysmefinalen e ketij turneu ndaj ekipit ukrainas DSK CHORNOMORETS Odessa.
Takimi qe ka startuar ne oren 15:00 eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga shqiptaret te cilat nuk e kane patur aspak te veshtire qe ta fitojne kete perballje, madje me shifra shume te thella, 13-2.
Niveli i tyre ka qene shume me i larte sesa ai i ukrainaseve dhe si rrjedhoje me kete fitore, KFF Vllaznia ka siguruar kalimin ne finalen e ketij turneu. Perballe saj do te jete skuadra zviceriane Lion Futsal Club Zurigo. Kjo e fundit ne gjysmefinale ka fituar me rezultatin 5-0 ndaj ekipit letonez RIGA FC Women.
Nderkohe neser ne oren 15:00 do te luhet ndeshja per vendin e trete te katert ne mes RIGA FC Women dhe DSK CHORNOMORETS Odessa, ndersa ne oren 17:00 ne pallatin e sportit ‘Papa Giovanni XXIII’ do te luhet finalja e ketij turne ne mes ekipit te Vllaznise dhe atij te Lion Futsal Club Zurigo.
Ky i fundit eshte nje ekip i mirefillte futsalle dhe duket se ka me shume avantazhe per ta fituar trofeun e ketij turneu, megjithate Vllaznia padyshim qe do te tentoje te beje me te miren e saj dhe pse jo edhe per ta fituar kete ndeshje./www.shkodrasport.com/