Vllaznia ne futboll per femra po vijon me shume intensitet pergatitjet per ndeshjet e UEFA Women’s Champions League te cilat do t’i luaje ne fillim te muajit shtator ne Gjeorgji. Njekohesisht, perpos stervitjeve drejtuesit kuqeblu po vijojne edhe merkaton dhe ditet e fundit me ekipin eshte bashkuar edhe nje nga portieret me te mira te kampionatit shqiptar.
Behet fjale per Antigona Hyska. Portierja qe kja qene pjese e Apolonise se Fierit prej disa vitesh, tashme eshte veshur kuqeblu. Ka qene vete ajo e cila sot ka postuar ne rrjetet sociale disa foto me fanellen e Vllaznise te veshur.
Nderkohe nga ana e klubit ende nuk ka asnje informacion per kete transferim dhe kohezgjatjen e kontrates se kesaj futbollisteje, megjithate ne ditet ne vijim do te mesohet gjithçka ne lidhje me te. Antigona Hyska njekohesisht eshte edhe pjese e kombetares shqiptare te futbollit dhe ardhja e saj te Vllaznia, padyshim qe mund te konsiderohet nje perforcim i rendesishem per porten e saj.
Vllaznia do te provoje te kaloje serish ne turin e dyte te Kupave te Europes dhe per kete arsye presidenti Matija nuk po heziton te shpenzoje ne merkato. Kujtojmë që shorti e ka vënë ekipin kampion të Shqipërisë në grupin 2 të këtij kompeticioni dhe në gjymëmfinale, Vllaznia do te ndeshet me skuadren kampione te Gjeorgjise ëFC Lanchkhuti, ndeshje e cila do te luhet me date 4 shtator dhe ne rast fitoreje, me 7 shtator me fituesen e çiftit SKN St. Pölten (AUT) vs Neftçi PFC (AZE)./www.shkodrasport.com/