Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka humbur ndeshjen e parë të fazës së play-off. Pasditën e së shtunës, ata janë ndeshur me Partizanin, në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë dhe për rrjedhojë janë mposhtur nga ekipi vendas me rezultatin 3-0.

Vajzat shkodrane nuk kanë mundur dot të rezistojnë ndaj një prej ekipeve më të forta të kampionatit dhe në setin e parë ato kanë shënuar vetëm 19-pikë, në të dytin 9 dhe në të tretin 18-pikë. Në këtë mënyrë, Vllaznia e ka humbur këtë ndeshje me rezultatin 3-0.

Dueli i kthimit ndaj Partizanit do të zhvillohet ditën e nesërme në Shkodër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke nisur nga ora 17:00 dhe padyshim, Vllaznia do të synojë ta fitojë këtë ndeshje.

Megjithatë, ato i kanë arritur pretendimet e tyre për të hyrë edhe sivjet në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit. /Maringlen ZHIVANI/

Partizani-Vllaznia 3-0 (25-19, 25-9, 25-18)

Formacioni i Vllaznisë: Gjyshja, Ballçiti (libero), Erkoçi, Beci, L. Kodra, Zhivani (kapitene), Malaj, D. Kodra Tr: Dorjan Tafa