Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra pasditen e djeshme është nisur drejt Danimarkës, aty ky do të luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit të turit të dutë të “Uefa ëomen’s Champions League” me ekipin vendas Fortuna.

Pavarësisht rezultatit jo të favorshëm të ndeshjes së parë të humbur 0-1 në “Loro Boriçi”, vajzat kuqeblu kanë besim të madh në përmbysjen e këtij rezultati.

Fakti që në ndeshjen e rradhës për kampionat Fortuna ka pësuar plot 5 gola në fitoren e saj 8-5 u jep besim atyre se danezet mund të thyhen në prapavijë.

Për këtë arsye, Megi Doçi, Amanda Doyle por edhe futbolliste të tjera do të kenë për detyrë të bëjnë atë që nuk bënë dy javë më parë në Shkodër.

Ekipi i Vllaznisë mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në Stamboll ndërkohë që paraditen e sotme është nisur drejt Danimarkës ku ka mbërritur pasdite në Hjorring, qytetin ku do të luhet kjo ndeshje.
© shkodrasport.com