Ekipi i Vllaznise se femrave ka mberritur ne oret e para te mengjesit ka mberritur ne Gjeorgji, vend ku do t’i luaje ndeshjet e turit te pare te “UEFA Women’s Champions League”.
Ne fakt, vajzat kuqeblu e kane nisur udhetimin e tyre qe ne mengjesin e djeshem kur nga Shkodra kane marre rrugen drejt Selanikut te Greqise ku kane mberritur ne oret e para te mbremjes. Nderkohe qe sot ata kane marre linjen ajrore nga Selaniku drejt Kutaisit te Gjeorgjise.
Ne kete qytet do te zhvillohen te gjitha ndeshjet e grupit 2 te ketij kompeticioni te rendesishem europian. Madje do te jete Vllaznia ajo qe do ta hape siparin e ketyre ndeshjeve teksa me 4 shtator ne ora 16:00 do te luaje me skuadren vendase Lanchkhuti.
Fitueja e keti çifti do te ndeshet me pas me 7 shtator me fituesen e çiftit St. Polten (Austri)- Neftçi (Azerbajxhan). Vllaznia sigurisht qe do te tentoje fillimisht fitoren e ndeshjes se pare dhe kalimin ne finalen e ketij grupi, megjithate duhet pritur deri tek ndeshja e se merkures./www.shkodrasport.com/