Skuadra e Vllaznise ne futboll per femra ka mberritur pasditen e djeshme ne L’ Aquila te Italise per te marre pjese ne turneun nderkombetar te futsalles qe zhvillohet atje me pjesmarrjen edhe te tre skuadrave te tjera.
Nderkohe organizatoret paraditen e sotme kane zhvilluar nje ceremoni per prezantimin e ekipeve dhe duke iu uruar atyre mireseardhjen. Kater kapitenet e ekipeve me pas kane hedhur edhe shortin e ndeshjeve gjysmefinale. Per Vllaznine e pranishme ne kete ceremoni ka qene kapitenia Esmeralda Franja.
Sipas shortit te hedhur, Vllaznia do te ndeshet me ekipin ukrainas Chornomorets Odesa dhe takimi do te luhet pasditen e sotme ne qendren sportive “Centi Colella”. Kuptohet qe vajzat shkodrane nuk kane asnje lloj informacioni per kundershtarin, megjithate do te mundohet te tregojne vlerat me te mira ndaj tyre.
Kuptohet qe synimi do te jete fitorja, por gjithsesi duhet pritur sepse per futbollistet e Vllaznise eshte hera e pare qe luajne futboll te salles, ndersa kundershtaret e kane ushtruar edhe me perpara ate./www.shkodrasport.com/