Vllaznia e futbollit te femrave ka mberritur qe mbreme ne Madrid, aty ku mbremjen e se enjtes do te luaje ndeshjen e fundit te vlefshme per fazen e grupeve te “UEFA Women’c Champions League” ndaj Realit vendas.
Delegacioni shkodran i perbere nga rreth 50 vete ka udhetuar nga Rinasi me linje direkt per ne Madrid, aty ku eshte sistemuar ne kushte te shkelqyera ne hotel “Novotel”.
Duke qene se udhetimi kete here eshte bere me heret se rradhet e tjera, kjo i ka dhene mundesine stafit teknik qe ta planifikoje pushim diten e sotme dhe si rrjedhoje drejtuesit e klubit e kane shfrytezuar kete gje per ta derguar ekipin per te vizituar stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe po ashtu edhe Muzeun e Realit.
Dita e neserme nderkohe do te jete ndryshe sepse skuadra do te kete edhe analize, e po ashtu edhe seancen e fundit stervitore, e cila eshte planifikuar per t’u zhvilluar ne oren 19.00 ne stadiumin “Alfredo Di Stefano”, aty ku do te luhet edhe ndeshja.
Sakaq, 30 minuta perpara eshte planifikuar konferenca e shtypit e ekipit te Vllaznise. Nderkohe ndeshja ndaj Real Madrid qe eshte e fundit ne grup, eshte caktuar te luhet te enjten ne oren 21.00 nderkohe qe ekipi do te kthehet ne Shqiperi mbremjen e se premtes./SHKODRA-SPORT.COM/