Vllaznia e femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 8-0 ndaj Kinostudios ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Miket nga kryeqyteti jane munduar te rezistojne vetem ne pjesen e pare e cila ka dhuruar vetem nje gol.

Ka qene sulmuesja Klaudia Borci e cila ne minuten e 19-te e ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare duke kaluar ne avantazh ekipin kuqeblu. Por krejt ndryshe do te ishte situata ne pjesen e dyte te ketij takimi.

Vllaznia do te shenonte edhe plot 7 gola te tjere, teksa do te ishte serish Borci qe do te dyfishonte shifrat ne minuten e 50-te dhe me pas ne skene do te ngjiten e zakonshmja Megi Doçi e cila do te shenonte 4 gola njeri pas tjetrit.

Nuk do te mungonte te shenonte edhe kapitenia Esmeralda Franja nje gol ndersa ka patur edhe nje autogol te futbollistes se Kinostudios Xhemollari. Ne kete menyre Vllaznia do te kompletonte fitoren e thelle 8-0 te Vllaznise. Ajo siguron fitoren e dyte rradhazi duke kryesuar renditjen pas javes se dyte te kampionatit./www.shkodrasport.com/