Vllaznia e femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe si rrjedhoje vijon te ruaje vendin e pare ne renditje. Mesditen e sotme ajo eshte ndeshur me ekipin e Laçit ne sfiden e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ne fund te 90 minutave eshte sigluar rezultati i thelle 10-0 ne favorin e vajzave kuqeblu.

Ato nuk e kane patur aspak te veshtire te triumfojne ndaj nje ekipi me inferiore se i tyre dhe si rrjedhoje gjithçka eshte bere mese e lehte me golin e shenuar qe ne minuten e 7-te me ane te Megi Doçit. Po kjo futbolliste do te shenonte edhe 4 gola te tjere ne pjesen e pare, ndersa po ne kete pjese do te shenonin edhe Pressley dhe Coad.

Ne kete menyre pjesa e pare e takimit eshte mbyllur ne shifrat 7-0. Ne te dyten do te kishte vende edhe per tre gola te tjere. Dy prej tyre do te shenoheshin serish nga Doçi qe ne total e dergoi topin 7 here ne porten laçiane ne kete perballje.

Nje gol tjeter shenoi edhe sulmuesja Klaudia Borci e cila kompletoi fitoren me 10 gola diference ndaj ketij kundershtari. Ne kete menyre Vllaznia mori nje tjeter fitore dhe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 43 pikeve pas 16 ndeshjesh te luajtura.

Ne vend te dyte eshte Gramshi me 37 pike por me nje ndeshje me pak dhe ne te tretin Apolonia me 36 pike dhe me dy ndeshje me pak. Partizani ploteson katershen e skuadrave qe do te luajne ne “Final 4” dhe ai ka 31 pike.(www.shkodrasport.com)