Vllaznia e femrave merr edhe nje tjeter fitore ne kampionat. Mesditen e sotme, ajo ka mundur me rezultatin e paster 3-0 nje nga rivalet e saj, Partizanin, ne sfiden e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 17-te te ndeshjes kur sulmuesja Klaudia Borci ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare dhe njekohesisht ka kaluar ne avantazh Vllaznine. Ndersa ne minuten e 33-te, ka qene Megi Doçi ajo qe ka dyfishuar rezultatin me nje gol tjeter te shenuar.
Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur me shifrat 2-0 ne favor te vajzave kuqeblu. Ne te dyten ka qene serish Doçi e cila ka shenuar edhe nje tjeter gol, te dytin personal dhe te tretin per ekipin. Gol ky qe do te ishte edhe i fundit i kesaj ndeshje.
Me rezultatin 3-0 eshte mbyllur kjo ndeshje dhe Vllaznia ne kete menyre ngjitet ne kuoten e 39 pikeve duke mbajtur serish vendin e pare ne renditje, tashme e shkeputur plot 5 pike nga Gramshi i vendit te dyte, ndersa e treta eshte Apolonia me 33 pike, por me nje ndeshje me pak te luajtur.
Vllaznia ne kete menyre ka siguruar nje vend ne “Final 4” dhe po synon qe te ruaje vendin e pare ne renditje, kur kane mbetur edhe 4 jave deri ne fund te kampionatit te rregullt.(www.shkodrasport.com)