Vllaznia e femrave ka mundur edhe Apolonine dhe nje jave para fundit te kampionatit te rregullt ka siguruar vendin e pare ne renditje. Sfida ndaj ekipit fierak eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte fituar me rezultatin 3-1 nga shkodranet.

Ata e nisen kete perballje me gol. Qe ne minuten e peste ka qene futbollistja Jones ajo qe ka zhbllokuar shifrat dhe me pas ka vijuar epersia e Vllaznise por ne pjesen e pare nuk ka patur gol tjeter dhe si rrjedhoje ky 45 minutesh eshte mbyllur me rezultatin 1-0 ne favorin e saj.

Ne te dyten do te ishte Lufo ajo qe do te dyfishonte shifrat ne minuten e 51-te, ndersa Megi Doçi do te shenonte edhe te tretin duke krijuar keshtu bindjen se do te kishim nje fitore te lehte te vajzave kuqeblu.

Ne fakt ata duhej te kishin shenuar edhe disa gola te tjera, por lojtaret e sulmit kane humbur raste te pastra shenimi. Nderkohe ne minutat e fundit zgjohet Apolonia dhe pas dy tentativave, do ia dilte te shenonte golin e vetem me ane te futbollistes De Souza ne minuten e 94-te te ndeshjes.

Perfundimisht 3-1 per Vllaznine qe me fitoren e sotme ngjitet ne kuoten e 48 pikeve duke mbajtur vendin e pare serish nje jave para fundit te kampionatit, nderkohe qe ne vend te dyte eshte Gramshi me 40 pike dhe ne te tretin Apolonia me 39 pike.(www.shkodrasport.com)