Vllaznia e femrave jo vetem ka mundur me rezultatin e paster 4-0 ekipin e Tiranes, por edhe i ka treguar asaj se çfare do te thote fair- play dhe organizim model i ndeshjes, duke e lene menjane historine e sherrit te ndodhur ne ndeshjen e fazes se pare ne mes ketyre dy skuadrave.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte dominuar nga vajzat kuqeblu, te cilat nisur nga rastet e shumta te krijuara, duhej te kishin fituar me nje rezultat shume me te thelle.

Ne pjesen e pare ka qene sulmuesja Fortesa Berisha qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit dhe ne kete menyre ajo eshte mbyllur ne shifrat 2-0. Edhe ne pjesen e dyte do te kishte dy gola te tjere, te cilet do te shenoheshin nga Gresa Berisha me 11-metersh dhe Risa Yamada.

Pas javes se 16-te, Vllaznia me 45 pike kryeson e vetme renditjen e kampionatit, e ndjekur nga Apolonia me 42 dhe Partizani e Tirana me nga 36 pike secila. Jane edhe dy jave per t’u luajtur para se te nise faza “Final 4” qe do te aplikohet kete sezon edhe tek kampionati i femrave./www.shkodrasport.com/