Skënderbeu-Vllaznia 55-60 (21-17,12-13,11-12,11-18
Vllaznia fiton ne transferte me Skenderbeun.Me rezultatin 55-60 ne nje ndeshje qe duhet thene ka pasur emocione nga fillimi I deri ne fundin e saj.Kjo padyshim per merite te te dy ekipeve,shume me teper te vajzave shkodrane te cilat kane qene ne gjendje ta kthejne lojen ne favorin e tyre atehere atehere kur duhej.Loje e cila duhet thene se ka qene nga me te mirat e shkodraneve te koshin kete sezon,megjithese trajneri Rajmond Rasha ka mendimin se ajo me Tiranen ka qene shume here me e mire.
Megjithate duke lene per pak fitoren e kesaj ndeshje jashte “shtepie”,sepse po me pelqen te ndalem tek keto vajza te reja te cilat kerkojne te mbajne gjalle traditen e basketbollit te qytetit te tyre.Kjo padyshim per meriten e trajnereve Rajmond Rasha e Aferdita Rakaj nje nga emrat e njohur te kesaj loje.Te gjitha keto lojtare duhen pare ndryshe nga te gjithe ata qe kane te drejten zyrtare,por shume me teper te drejten e Zotit per ti ndihmuar financiarisht.Edhe per ta rikthyer nje sahat e me pare Vllaznine ne basketboll per fermra ne mos bash aty ku e kemi pasur vite me pare,te pakten ne mes te ekipeve me te mira te kesaj loje.Ne gjykimin tim dhe jo vetem kjo fitore ,por dhe te tjerat kane treguar se keto vajza duhet mbajtur me mire.Financiarisht eshte fjala.Sepse,Ingrid Dashja,Mustafa,Basha,Berranija,Ndou,por dhe te tjerat edhe duke qene te reja jane ne gjendje te rivalizojne me te gjitha ekipet.Fitorja e fundit,kjo me Skenderbeun ka ardhur pasi shkodranet mbi te gjitha e kane luajtur mrekullisht kete loje.Une per vehte besoj tek keto lojtare.Dhe jam I bindur se si une besojme edhe te tjere.Vllaznia eshte duke u rikthyer.
Tonin Frroku