Vllaznia e femrave po behet gati per sfiden e shumepritur, ndeshjen e pare te fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League”, ate ndaj ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv-2, e cila do te luhet te merkuren e ardhshme ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Por nderkohe perveç procesit stervitor ne fushen e lojes, drejtuesit e kesaj skuadre kane zhvilluar diten e sotme edhe nje analize te hollesishme te kesaj ndeshje teksa kane folur per menyren e lojes se tyre, por edhe kane studiuar kundershtarin.
Presidenti Matija nga ana e tij ua ka bere te qarte te gjithe vajzave rendesine e ketyre dy perballjeve te cilat mund ta çojne Vllaznine ne nje stad shume te larte, ne fazen e grupeve dhe si rrjedhoje ka kerkuar angazhim maksimal te seciles prej tyre per keto ndeshje.
Me pas, trajneret Leka e Rexhepi si dhe video- analisti i ekipit Matija, kane folur me ne detaje per anen taktike, menyren e te luajturit dhe shume detaje te tjera qe kane te bejne me kete ndeshje.
Kujtojme qe Vllaznia ka bere nje merkato shume serioze teksa vetem ditet e fundit me te jane bashkuar edhe nje portiere amerikane, nje mbrojtese meksikane dhe nje sulmuese braziliane. I gjithe ky investim po behet me qellim e qarte, kualifikimi per fazen e grupeve te ketij kompeticioni te rendesishem europian./SHKODRA-SPORT.COM/