Javën e ardhshme ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë do të nisë aventurën e tij në Ligën e Kampioneve. Vajzat shkodrane nën drejtimin e trajnerëve Nikolin Leka po i japin dorën e fundit përgatitjeve për këto ndeshje.

Objektivi tashmë është bërë i qartë: kualifikimi për në turin e dytë. Ky padyshim do të ishte një rezultat historik pasi do të arrihej për herë të parë nga një ekip shqiptar. Presidenti Lazer Matija e ka kompletuar ekipin në të gjitha pozicionet dhe tashmë pret të marrë frutet e investimit të bërë. Kundërshtarët janë plotësisht të kalueshëm por duhet shumë kujdes. Ndeshja e parë ndaj ekipit vendas të Sarajevos mund të jetë ajo që do të vendosë shumë gjëra sa i takon kualifikimit të vajzave kuqeblu. Ja kalendari i ndeshjeve që ato do të zhvillojnë:
22 gusht Sarajevo- Vllaznia
25 gusht Vllaznia- Paok
28 gusht Bettembour- Vllaznia

© shkodrasport.com