Vllaznia e femrave do te zhvilloje neser nje tjeter miqesore ne kuader te pergatitjeve per fazen e dyte te kampionatit. Ne fakt do te jene dy te tilla qe do te luhen sepse perpos ekipit te te rriturave, ne fushen e lojes do te zbrese edhe ekipi U17.
Perballe dy ekipeve kuqeblu do te jene kundershtaret e tyre te KFV Prishtina. Te dy keto takime do te luhen ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe do te jene nje test i mire per stafet teknike.
Takimi i pare do te jete ai i ekipeve te te rriturave dhe qe do te startoje ne oren 11:00. Trajneri Nikolin Leka i Vllaznise do te kete si “kundershtare” ne pankinen tjeter, ish- futbollisten kampione te ekipit shkodran Suada Jashari. Kjo e fundit eshte tashme trajnere e ekipit KFC Prishtina.
Ky i fundit eshte nje ekip i ri i cili ka vetem pak kohe qe eshte krijuar, por fale punes se mire te stafit teknik dhe lojtareve te perzgjedhura, kryeson Ligen e Pare te Kosoves dhe shume shpejt do te jete ne mes ekipeve me te mira te kampionatit.
Nderkohe ne oren 13:00 me pas ne fushe do te zbresin ekipet e 17 vjeçareve te Vllaznise dhe Prishtines. Keto ndeshje miqesore jane shume te vlefshme ne kete periudhe dhe per kete arsye trajneret e ketyre ekipeve po mundohen t’i shfrytezojne maksimalisht.(www.shkodrasport.com)