Vllaznia e femrave do te luaje neser ne oren 14:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” perballe Partizanit, ne ndeshjen e rradhes per kampionat, e cila eshte e para e fazes se dyte te tij.

Drejtuesit e skuadres jo me kot kane zgjedhur ta luajne ne stadium kete ndeshje, per te qene nje mundesi e mire per te dy ekipet per te shfaqur vlerat e tyre me te mira ne fushen e lojes. Siç dihet Partizani tashmee shte finalist i Kupes dhe do te kerkoje te shfaqe pretendimet e tij edhe ne kampionat.

Por nga ana tjeter, Vllaznia nuk do te heqe dore lehte nga synimi i saj per te mos e leshuar titullin kampion dhe prandaj do te tentoje ta fitoje edhe te 11-tin rradhazi. Fillimisht duhet t’i tregoje Partizanit se kush eshte Vllaznia.

Me ndryshimet e bera gjate merkatos se dimrit, kjo do te jete edhe nje sprove per trajnerin Leka per te pare se di do te funksionojne lojtaret e sapoardhura dhe sa do te shkrihen me ekipin. Megjithate, e rendesishme eshte qe Vllaznia neser do te kete edhe mbeshtetjen e tifozeve te saj.

Te pakten nga sa shihet, pritet qe numri i tyre neser te jete i konsiderueshem ne shkallet e stadiumit ne mbeshtetje te vajzave kuqeblu te cilat duan ta shpallin kampione edhe kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/