Vllaznia e femrave ka nisur sot zyrtarisht pergatitjet per ndeshjet e Liges se Kampioneve te Europes qe do te zhvillohen muajin e ardhshem. Pasdite, te gjitha vajzat e ketij ekipi kane zbritur ne fushen sportive “Reshit Rusi” duke zhvilluar te paren seance stervitore.

Stafi teknik do te vijoje punen per t’u dhene futbollisteve gradualisht ngarkesat e duhura stervitore dhe ato kane ne dispozicion nje periudhe 5 javore per t’u pare gati per sfidat e shumepritura.

Kujtojme qe Vllaznia ka rene ne grup me ekipin kampion te Malit te Zi Breznica Plevlja dhe ate te Sllovakise, Spartak Myjava. Kampionet e Shqiperise do te ndeshen me fituesen e ketij çifti me date 21 gusht.

Kuptohet qe objektivi eshte fitorja dhe kualifikimi, por per ta arritur kete gje, padyshim qe duhet nje pergatitje e mire fizike dhe po ashtu edhe perforcime ne merkato. Keto te fundit ne fakt kane filluar te behen realitet dhe ditet e fundit me skuadren jane bashkuar edhe disa lojtare te tjera.

Vllaznia do te synoje kualifikimin per ne 32 skuadrat me te mira te Europes dhe nese do ta arrinte kete gje, do te ishte hera e trete qe do te ndodhte per te dhe padyshim qe kjo eshte nje arritje shume e madhe per te./SHKODRA-SPORT.COM/