Historia e këtij ekipi është e thjeshtë. Ka nisur pesë vite më parë thjesht si ide për të qenë një ekip i futbollit të femrave por sot është krejt ndryshe. Vllaznia e sotme dhe Ada e djeshme, është një ekip tashmë me një histori të pasur, trofesh të fituar por mbi të gjitha me një histori rekordesh. Ndoshta të denja edhe për librin “Guiness”. Pesë vite pa humbje, pesë tituj kampion dhe tre Kupa të Shqipërisë, janë një tregues i dominimit absolut në futbollin e femrave në vendin tonë. E nëse flasim për këto suksese, protagonisti kryesor i tyre natyrisht që është një person: presidenti Lazer Matija.
Në një rrëfim ekskluziv, ai tregon gjithçka. Që prej momentit pse vendosi t’i hyjë kësaj inisiative, e deri më sot. Ai ka treguar pse vazhdon të investojë për këtë ekip, për mbështetjen që kërkon dhe po ashtu edhe për objektivin madhor: kalimin e tureve në Champions League.
-Pikënisja, gjithçka nisi rastësisht
Pesë vjet më parë, ndoshta krejt rastësisht, Fatmir Axhani, një ish- futbollist i Vllaznisë së viteve ’70- ’80, i propozon atij të sponsorizojë një grup vajzash të futbollit. Matija në fillim heziton sepse kishte shumë përvojë për futbollin e meshkujve por me të femrave nuk kishte shumë dijeni si funksiononte. Ai e kujton ende edhe sot atë moment kur shprehet: “Më erdhi një propozim për të ndihmuar një grup vajzash nga Fatmir Axhani. Ata kishin qenë pjesë e një ekipi tjetër, The Door, por kishin patur probleme me drejtuesit dhe ishin larguar të gjithë duke kërkuar të marrin pjesë në kampionat me një emër tjetër por ajo që kishte rëndësi për ta, ishte gjetja e një donatori. Fillimisht hezitova por vendosa t’i ndihmoj. Unë në atë kohë, bashkë me kolegun tim Alfred Pjetri sponsorizonim dhe drejtonim Adën e meshkujve dhe për këtë arsye, mendova që këtij ekipi të femrave, t’i vinim emrin Ada. Ky klub tashmë kishte filluar të bënte një histori në futbollin shqiptar dhe natyrisht që duke patur edhe një ekip femrash, do të ishte më këndshëm. Madje, ishte vazhdim i një ideje të kahershme që bashkë me kolegun Pjetri kishim patur për të krijuar një ekip të basketbollit të femrave në Velipojë. Kjo ide kishte dalë edhe nga një investim që famulltari i Velipojës kishte bërë atë periudhë duke ndërtuar përveëse një fushe futbolli, edhe të një fushe basketbolli, pikërisht për këtë ekip që mendonim të krijonim. Propozimin për të drejtuar një ekip të futbollit të femrave e mora fillimisht pa ndonjë entuziasëm të madh por rrugës, mu bë një pjesë e rëndësishme e jetës time sepse rezultatet që arrita me të, më shtynin gjithnjë për të kërkuar gjëra edhe më të mira”.
-Tjetërsimi i emrit nga Ada në Vllaznia
Ka krijuar njëfarë habie ndoshta tek shumëkush por ajo që ka rëndësi është se nuk ndryshoi asgjë në funksionimin e kësaj skuadre. E njëjta përbërje, i njëti president, të njëjtat trofe dhe natyrisht kjo është e rëndësishme. Megjithatë presidenti Matija shpjegon edhe arsyen pse vendosi ta ndryshonte emrin e këtij ekipi teksa thotë:
“Kalova tre vite shumë të suksesshme me këtë ekip duke mbajtur emrin e Adës. Tre vite shoqëruar me tre trofe që ishin të parat dhe të vetmet për Velipojën, komunën që ne përfaqësonim. Por ëuditërisht, në vend që ky ekip të respektohej nga drejtuesit e pushtetit lokal të kësaj zone dhe ndonëse vajzat e ekipit shpeshherë shërbenin edhe si promocion i turizmit të këtij bregdeti të mrekullueshëm, asnjëherë nuk morëm mbështetjen e duhur. Për këtë arsye, por edhe duke qenë se unë jam banor i qytetit të Shkodrës dhe duke mos patur asnjë lidhje me Velipojën, duke gjetur edhe mirëkuptimin dhe dashamirësinë e drejtuesve të Vllaznisë, vendosëm t’i ndryshonim emrin ekipit por kuptohet që ishte e njëjta skuadër në të gjitha aspektet. Kuptohet që përfaqësimi në kampionat por edhe në arenën ndërkombëtare me emrin “Vllaznia”, ka më shumë reputacion dhe vëmendje dhe kjo është ajo që kemi përfituar ne në këtë drejtim, asgjë më shumë”.
-Shpenzimet, me paratë e këtij ekipi mund të mbaja dy ekipe të shumësportëshit
Në pamje të parë, për të mbajtur një ekip të futbollit të femrave në Shqipëri, nuk është një kosto e madhe por realiteti është tjetër gjë. Njeriut që “i djeg xhepi” kur ia bën pyetjen sesa harxhon, ai nuk ka dëshirë të japë shifra por mjaftohet me një shprehje: “Me paratë që unë harxhoj në një vit me ekipin e futbollit të femrave, pa frikë e them se do të kisha investuar tek dy ekipe të klubit shumësportësh Vllaznia, them të basketbollit e volejbollit dhe do t’i kisha nxjerrë kampionë”. Paksa e ëuditshme kjo por realiteti ky duket dhe presidenti Matija mundohet të shpjegojë se ku shkojnë këto para. “Ku shpenzohen kaq shumë para? është e lehtë për t’i bërë llogaritë. Janë 12 muaj aktivitet, 12 muaj shpenzime sepse ne nuk kemi për asnjë moment pushim për shkak të angazhimeve në Kupat e Europës. Të gjitha vajzat janë me pagesa, madje edhe të konsiderueshme. Jo të gjitha vajzat janë nga Shkodra e për rrjedhojë ato që vijnë nga rrethet e tjera apo nga Kosova, duhet t’i siguroj strehimin dhe ushqimin. Janë lëvizjet nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë për ndeshje, janë lëvizjet brenda dhe jashtë vendit për ndeshje miqësore, faza përgatitore në prag të ndeshjeve ndërkombëtare dhe kur i mbledh në fund, sheh që shuma që ke shpenzuar është e konsiderueshme”. Natyrisht që pyetja e cila pason është e logjikshme: Pse e bën këtë? Përgjigja e presidentit është e shpejtë: “Në fillim e bëra thjesht si pasion momental por më pas “mbeta brenda”. Kur sheh që merr trofe, kur sheh që vajzat e ekipit janë thuajse të gjitha pjesë e Kombëtares shqiptare dhe e asaj U-19, kur e sheh se këto vajza dhe ky ekip ka filluar të krijojë fansa, natyrisht që shtyhesh të bësh sërish më të mirën për të. Kuptohet që nuk është e lehtë të mbash këtë ekip. Ka shumë sakrifica por për fat të mirë, gjërat në biznes më kanë shkuar ashtu si duhet dhe një pjesë të parave të familjes time, i hedh tek ky ekip. Ndoshta një ditë edhe mund të mërzitem por pa filluar humbjet, nuk mendoj se do ndalem”. Pavarësisht këtij shpjegimi, sërish ka paqartësi. çfarë përfitimesh ka një ekip i futbollit të femrave duke parë gjithë këto shpenzime? Presidenti Lazer Matija shpjegon: “Ekipi kampion i Shqipërisë për futbollin e femrave merr si shpërblim nga FSHF-ja vetëm 1 milionë lekë të reja për fitimin e titullit kampion. Në pamje të parë është një shumë e cila zbut dëmet e shpenzimeve që mund të kesh bërë gjatë gjithë vitit, por nuk është ashtu. Problemi nis tek pjesmarrja në Champions League. Ndryshe nga ekipet e meshkujve që marrin pjesë në kupa, tek femrat është një veëori tjetër. UEFA nuk na akordon asnjë fond për
këtë pjesmarrje. Ajo thjesht mbulon shpenzimet e qëndrimit në vendin ku do luhen ndeshjet në grupe. Rrugën dhe disa shpenzime të tjera, ajo nuk i merr përsipër. Dhe të llogarisësh që në pesë vitet e pjesmarrjes në këtë kompeticion, tre herë shorti na ka rënë t’i luajmë ndeshjet në Finlandë, Qipro dhe Lituani. Llogariti vetë biletat e avionit për gjithë ekipin dhe çfarë është më e keqja, në muajin gusht, sesa kushtojnë për të kuptuar se edhe në këtë drejtim, del i humbur me shpërblimin që merr nga Federata. Unë nuk jam ankuar deri më sot, por nëse duam që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare me futbollin e femrave, duhet më shumë mbështetje. Një fond shtesë i akorduar nga Federata, Bashkia apo dikush tjetër, do më ndihmonte për të ndërtuar një ekip edhe më të fortë dhe me të do të kalonim grupin, ëka do ishte një arritje historike për këtë lloj futbolli. Vitin e kaluar, edhe pa këto mbështetje ishim shumë pranë kalimit të turit, megjjithatë duhet edhe pak më shumë mbështetje se ndryshe është e vështirë të vazhdohet kështu”.
-Menaxhimi i femrave, punë shumë e vështirë
Drejtimi i një ekipi futbolli në Shqipëri, ku ka mungesë të theksuar profesionalizmi nga sportistët, është një gjë shumë e vështirë. I meshkujve ndoshta është më i lehtë por me femrat, problemet janë shumë më të mëdha. I pyetur sesi ka arritur të menaxhojë këtë ekip prej pesë vitesh dhe të mos ketë asnjë lloj problemi, presidenti i Vllaznisë Lazer Matija do të shprehej: “Të punosh me femrat është një gjë shumë e vështirë. Unë e kam thënë gjithmonë se me dy vajzat e mia dhe është e vështirë t’i mbash nën kontroll dhe jo më të mbash nën kontroll 20-25 vajza të ekipit. Vajza këto që vijnë nga familje të ndryshme, me probleme dhe mentalitete të ndryshme, vajza që vijnë nga qytete dhe vende të ndryshme megjithatë falë përvojës 20 vjeëare që unë kam në drejtimin e një klubi futbolli, ia kam arritur t’ia dal me menaxhimin në mënyrë të shkëlqyer edhe të këtij ekipi. Nuk dua të mburrem, por mjafton që të qëndrosh pak kohë pranë tij dhe do shohësh lehtësisht se është një ekip shumë profesionist në të gjitha drejtimet. Madje më shumë sesa edhe ekipet e djemve në Shqipëri. Në ekipin tonë ka rregull e disiplinë, vajzat respektojnë njëra- tjetrën, stafin, presidencën, tifozët dhe mediet. Kjo në fakt na e ka bërë më të lehtë tashmë punën në vazhdimësi. Sot ekipi funksionon 100 % si profesionist dhe kjo gjë më jep edhe më shumë sadisfaksion përveë trofeve që kemi fituar”.
Objektivi i së ardhmmes, kalimi i grupit në Champions
Pesë vite pa asnjë humbje, duket një rekord më vete për Vllazninë dhe Adën e futbollit të femrave. Njëkohësisht edhe për presidentin e tyre, Lazer Matijën megjithatë ai nuk ka dëshirë të ndalet këtu. I pyetur se çfarë objektivash i ka vënë vetes dhe skuadrës për të ardhmen, ai thotë: “Në Shqipëri, kuptohet që kundërshtari jonë është vetëm vetvetja. Nuk mund të na mundë kush. Ne kemi të tjera objektiva, kryesisht në arenën ndërkombëtare dhe mendojmë se brenda dy vitesh, të arrijmë të kalojmë grupet e Champions League. Kjo nuk do jetë e lehtë por duke punuar fort, mendoj se do ia arrijmë. Ekipi çdo vit ruan grupin dhe përforcohet me lojtare cilësore, duke ofruar në ekip lojtare më të dhëna të mira, në bashkëpunim edhe me trajnerët e ekipeve kombëtare, në mënyrë që Shqipëria të përfaqësohet sa më mirë edhe në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Natyrisht që në duhet më tepër mbështetje nga Federata dhe pushteti lokal sepse të vetëm nuk mund t’ia dalim megjithatë e rëndësishme është se nga viti në vit, niveli ka ardhur duke u rritur. Nëse deri para dy vitesh, jemi mundur me shifra të thella në Champions, tashmë guxojmë të mendojmë kalimin e turit. Njësia matëse e forcës së Vllaznisë besoj se është Championsi i vitit të kaluar”.
Gjergj KOLA
Statistika:
Pesë kampionate rradhazi pa asnjë humbje.
Në sezonin e fundit, 22 ndeshje, 22 fitore me golaverazh për “Guiness”: 170-10
Futbollistja e këtij ekipi Megi Doçi golashënuesja më e mirë e kampionatit me 56 gola
Në dy sezonet e fundit me emrin Vllaznia, ka fituar të dy titujt kampionë dhe të dyja Kupat e Shqipërisë.