Vllaznia e femrave nuk don t’ia dije as per pretendimet e nje ekipi si Gramshi apo financimet e tij. Kampionia ne fuqi e vendit ka arritur te fitoje me rezultatin 3-1 ndaj ketij kundershtari, ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne “Shtepine e Futbollit” ne Tirane.

Skuadra shkodrane e ka dominuar ne te gjitha drejtimet kete perballje duke treguar nje nivel shume me te larte sesa ekipi rival. Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 2-te kur sulmuesja Jones ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes se Gramshit.

15 minuta me vone nderkohe ka qene kapitenia Esmeralda Franja qe ka dyfishuar shifrat dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0 ne favorin e ekipit te Vllaznise. Ne te dyten eshte e njejta histori me vajzat kuqeblu qe dominojne dhe ne minuten e 61-te ka ardhur edhe goli i trete i tyre.

Megi Doçi eshte penguar ne menyre te parregull brenda zones dhe arbitrja Rrusta ka akorduar 11-metersh. Nga pika e bardhe ka qene vete Doçi qe ka gjuajtur sakte dhe e ka derguar topin ne rrjete. Ne kete ndeshje do te kishte vend edhe per nje gol te ekipit te Gramshit.

Ka qene sulmuesja Begallo ajo qe ka shenuar

Pas javes se trete te kampionatit, Vllaznia me 9 pike te grumbulluara pas 3 fitore te arritura, kryeson e vetme renditjen duke treguar edhe njehere tjeter se mbetet kandidatja kryesore edhe kete sezon per titullin kampion, titull ky qe do te ishte i 12-ti rradhazi per te./www.shkodrasport.com/