Vllaznia e futbollit te femrave nuk e njeh vendin e dyte. Edhe ne turneun nderkombetar te futsalles qe u zhvillua dy ditet e fundit ne ytetin L’Aquila te Italise, ajo ka arritur te triumfoje dhe te meritoje kupen e vendit te pare te vene nga organizatoret.

Ndonese luante per here te pare ne futbollin e salles dhe per me teper ndaj nje kundershtari qe ishte ekip i mirefillte futsalle siç ishte Lion Futsal Club Zurigo, serish vajzat shkodrane ia kane dale te triumfojne me rezultatin 7-3 ne finale dhe te shpallen fitues te kupes.

Ndeshja finale e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit ‘Papa Giovanni XXIII’ eshte dominuar nga kampionet e Shqiperise te cilat kane vene “diktatin” e tyre ne fushe dhe si rrjedhoje kane arritur te shenojne 7 gola kundrejt 3 te ekipit zvicerian.

Golat per Vllaznine jane shenuar nga kapitenia Esmeralda Franja (3), Megi Doçi (2), Verona Berisha dhe Suzana Vuksani. Pas perfundimit te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes dhe Vllaznia ne kete menyre eshte fituesja e ketij turneu. Ne gjysmefinale ajo kishte mundur me rezultatin e thelle 13-2 ekipin ukrainas CHORNOMORETS Odessa dhe nderkohe triumfoi edhe ne finalen e sotme.

Kjo tregon se kjo skuader eshte ndertuar per te fituar dhe presidenti Lazer Matija ka nje merite te jashtezakonshme per kete gje, ashtu si dhe trajneret Nikolin Leka e Fabjol Rexhepi, apo dhe Alban Neziri qe dha ndihmen e tij ne turneun e Italise. Pa lene kurrsesi menjane futbollistet kuqeblu qe treguan edhe njehere tjeter se jane te pathyeshme./www.shkodrasport.com/