Vllaznia e femrave eshte vetem nje hap larg finales se kampionatit. Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ne gjysmefinalen e pare ndaj Partizanit, luajtur ne “Arena e Demave” ne kryeqytet.

Ka qene nje perballje e dominuar nga fillimi e deri ne fund nga vajzat kuqeblu te cilat nuk e vune per asnje moment ne dyshim fitoren. Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 10-te me ane te sulmueses Klaudia Borci e cila ka kaluar nje top mbi portieren kundershtare dhe ai ka perfunduar ne rrjete.

Pjesa e pare eshte mbyllur vetem me kete gol. Ne te dyten presioni i Vllaznise do te shtohej dhe pas shume perpjekjesh, ne minuten e 75-te eshte Rrezona Ramadani qe ka dyfishuar shifrat pasi ndjek me vemendje nje top te ardhur nga krahu i majte i sulmit te skuadres se saj.

Nderkohe kater minuta me vone do te kishte vend edhe per nje gol te trete, shenuar nga sulmuesja shtatelarte Esi Lufo dhe ne kete menyre i gjithe takimi u mbyll me rezultatin e paster 3-0 qe ne kete menyre hedh nje hap te sigurte per kalimin ne finalen e kampionatit.

Gjithsesi duhet luajtur edhe ndeshja e kthimit e cila eshte planifikuar me 7 maj ne Shkoder dhe si rrjedhoje me pas do te luhet edhe finalja per titullin kampion, pikerisht me 11 maj ne “Shtepia e Futbollit” ne Tirane./www.shkodrasport.com/


Partizani 0-3 Vllaznia

(Borçi 10′, Ramadani 75′, Lufo 79′)