Vllaznia e femrave marshon drejt titullit te 12-te kampion rradhazi. Pasditen e sotme ajo ka marre edhe fitoren e 10-te ne kampionat duke kryesuar serish e vetme tabelen e renditjes me pike te plota, 30. Ajo ka fituar me rezultatin e thelle 9-0 ndaj Kinostudios.

Takimi eshte luajtur ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez dhe eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajneri Nikolin Leka. Ne pjesen e pare ka qene sulmuesja e re dhe e talentuar Klaudia Borci e cila ka shenuar tre gola njeri pas tjetrit dhe pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 3-0.

Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte, kur dominimi do te vazhdonte dhe po ashtu do te kishte dyfishin e golave te shenuar. Fillimisht ka qene amerikania Coad qe ka shenuar golin e katert, ndersa me pas ka dale ne skene Megi Doçi e cila ne kete pjese ka shenuar dy gola.

Po kaq ka shenuar edhe mesfushorja Ahamadi, ndersa golin e nente dhe te fundit e shenoi futbollistja e re Marinela Ndoci. Perfundimisht 9-0 dhe Vllaznia merr nje tjeter fitore duke vijuar te jete e vetme ne krye te renditjes me pike te plota dhe e shkeputur plot 5 pike nga Gramshi i vendit te dyte.(www.shkodrasport.com)