Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, paraditen e sotme është nisur drejt Greqisë për të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm futbolli që zhvillohet atje me pjesmarrjen e ekipeve kampione të Ballkanit. Sipas shortit paraprak të hedhur nga organizatorët, kampionet kuqezi do të jenë në të njëjtin grup me skuadrën kampione të Greqisë- PAOK dhe atë të Turqisë- Beshiktash.
Natyrisht që një pjesmarrje e tillë në këtë turne që do të zhvillohet në qytetibnn Alexandropoulis, do t’i shërbejë jo pak vajzave të këtij ekipi por edhe stafit teknik. Trajneri Nikolin Leka duke folur për telesport.al përpara nisjes për në Greqi, është shprehur: “Kemi padyshim objektivat tona për këtë turne të rëndësishëm megjithatë për ne vlen paraqitja e mirë dhe lojërat e bukura. Jemi në fazën e konsolidimit përfundimtar të ekipit për ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe do të shohim mënyrën e përshtatjes sa më të shpejtë të lojtareve të sapordhura me pjesën tjetër të ekipit”.Me këto përforcime, natyrisht që Vllaznia jo vetëm do të tentojë të bëjë një paraqitje të mirë në turneun ballkanik që do zhvillohet në Greqi por edhe në Ligën e Kampioneve ku do të synohet arritja e rezultatit historik, kalimit të turit të parë.
© shkodrasport.com