Pas asaj me Buduçnostit luajtur te dielen ne Shkoder, Vllaznia e futbollit te femrave do te kete nje tjeter test miqesor pasditen e sotme. Kete here perballe saj do te jete kampionia e Kosoves- Mitrovica.

Drejtuesit e te dy ekipeve kane rene dakord qe kjo ndeshje te luhet ne stadiumin “Perparim Thaçi” te Prizrenit. Ajo do te nise ne oren 17:00 dhe do te jete nje test shume i mire per te dy ekipet qe pergatitjet per ndeshjet europiane ku do te marrin pjese ne fillimin e muajit shtator.

Vllaznia dhe Mitrovica kane raporte shume te mira me njera- tjetren dhe ndeshje te tilla miqesore zhvillohen rregullisht çdo vit. Edhe takimi i sotem do te jete ne kete kuader, per te pare gjendjen e secilit ekip se ku ndodhet me pergatitjet e tyre.

Kujtojme qe kjo eshte miqesorja e dyte kete vere per ekipin e Vllaznise, ku te parin e luajti ndaj Buduçnostit te cilin e fitoi me rezultatin e thelle 7-0 ku autore te golave ishin Raeanne Jeanette Jones (3), Arbiona Bajraktari, Sanera Marie Ahamadi, Megi Doçi dhe Hannah Elizabeth Reynold.

Kuptohet qe edhe rezultati i sotem ndaj Mitrovices nuk eshte shume i rendesishem, megjithate do te sherbeje jo pak per trajnerin Leka per te kolauduar edhe me mire ekipin duke ditur qe ne rradhet e saj kohet e fundit kane ardhur disa lojtare te reja te cilat sigurisht qe duan kohen e vet per t’u pershtatur me pjesen tjeter te ekipit./www.shkodrasport.com/