Vllaznia e femrave vijon pergatitjet per ndeshjet e “UEFA Women’s Champions League” te cilat do t’i luaje ne fillimin e muajit shtator ne Gjeorgji dhe gjate kesaj periudhe perpos seancave me ngarkesa te medha stervitore, po mendohet edhe per organizimin e 2-3 ndeshjeve miqesore.
E para do te luhet kete te diele. Gazeta “Shkodra Sport” meson se kundershtar i kampiones shqiptare do te jete skuadra malazeze e Buduçnost. Kjo e fundit ka nisur nje projekt me te cilin kerkon te fitoje titullin kampion ne sezonin e ri te futbollit malazez dhe si rrjedhoje ka bere disa perforcime ne merkato.
Ne keto rrethana, do te jete nje test i mire edhe per Vllaznine. Ndeshja eshte vendosur te luhet diten e diele me date 18 gusht ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres dhe pritet me interes nga dashamiresit e ekipit kuqeblu.
Kjo sepse ne rradhet e tij se fundi kane ardhur nje numer i konsiderueshem lojtaresh te huaja te cilat ne pamje te pare jane cilesore dhe mbetet per t’u pare se si ata do te ingranohen me pjesen tjeter te lojtareve qe jane ne skuader.
Gjithsesi pas miqesores me Buduçnost kete fundjave, drejtuesit e Vllaznise po mendojne edhe per organizimin e ndonje ndeshje tjeter ku me e mundshmja do te jete nje perballje me kampionen e Kosoves, ekipin e Mitrovices./www.shkodrasport.com/