Java e tretë e kampionatit të vajzave luhet të shtunën dhe të dielën. Egnatia – Apolonia është takimi i parë i kësaj jave. Ndeshja do të luhet në orën 12:00 në kompleksin sportiv “Egnatia” në Lekaj. Të shtunën do të zhvillohet edhe takimi Kinostudio – Laçi, në QKS Kamëz në orën 14:00.
Tre sfidat e tjera të javës së tretë luhen të dielën. Ndeshja e parë e ditës është Lushnja – Tirana. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00, në stadiumin “Roza Haxhiu”.
Supersfida e javë së tretë luhet në “Shtëpinë e Futbollit”. Gramshi do të përballet me Vllazninë në orën 14:00 dhe takimi transmetohet live në RTSH. Gjithashtu, ky takimi do të luhet me sistemin VAR. Bëjmë të ditur se ekipi i Gramshit ka bërë një merkato të fortë duke ofruar në rradhët e tij disa lojtare cilësore dhe pretendon ta rivalizojë Vllazninë në garën për titullin kampion, por kjo mbetet për t’u parë
Java e tretë mbyllet me sfidën Teuta – Partizani. Ndeshja do të luhet në Durrës në orën 15:30.
Java e tretë e kampionatit të futbollit të vajzave:
Egnatia – Apolonia, e shtunë, ora 12:00
Kinostudio – Laçi, e shtunë, ora 14:00
Lushnja – Tirana, e diel, ora 11:00
Gramshi – Vllaznia, e diel, ora 14:00
Teuta – Partizani, e diel, ora 15:30