Vllaznia e femrave nuk ka te ndalur ne kampionatin shqiptar. Mesditen e sotme ajo ka marre fitoren e gjashte rradhazi dhe ecen e sigurte drejt titullit te 10-te kampion rradhazi.
Kundershtari i sotem ka qene ekipi i Kukesit, ndaj te cilit ka fituar me rezultatin e thelle 8-0. Ka qene kapitenia Esmeralda Franja ajo qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 5-te. Per t’i lene me pas vendin Megi Doçit qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit dhe po kaq do te shenonte edhe sulmuesja Jehona Shala.
Per te mbyllur pjesen e pare do te mendonte mesfushorja e re dhe e talentuar Arlind Kodra dhe ne kete menyre pjesa e pare e kesaj ndeshje do t mbyllej ne shifrat 8-0 per Vllaznine.
Nderkohe ne pjesen e dyte kane qene serish Doçi dhe Franja qe do te shenonin duke kompletuar ne kete menyre fitoren e thelle 8-0 ndaj skuadres qe drejtohej nga trajnerja- futbolliste Paula Jaku.
Vllaznia pas javes se 6-te kryeson renditjen me pike te plota 18, nderkohe qe tashme i gjithe fokusi i saj do te jete i perqendruar tek sfida e javes se ardhshme ne France ndaj PSG e vlefshme per fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/