Pavarësisht se ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Juban Danjes, drejtuesit e Vllaznisë në futboll për femra nuk janë të kënaqur me lojën e zhvilluar ng futbollistet e këtij ekipi. Sipas tyre, kjo është normale sepse objektivat  e Vllaznisë janë krejt tjetër gjë dhe nuk kanë të bëjnë aspak me fitimin e titullit kampion në Shqipëri. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar nga sulmuesja Muja. Në pjesën e dytë ndërkohë janë shënuar edhe pesë gola të tjerë, që kanë patur për autore, mbrojtësen Gjini në tre raste, ndërsa dy të tjerët janë shënuar nga Doçi dhe Muja.

Përfundimisht 7-0 dhe për trajnerin e Vllaznisë Leka, kjo ndeshje do të analizohet hollësisht me skuadrën ndërkohë që presidenti i Juban Danjes Jaku është i mendimit se skuadra mund të kishte marrë diçka më shumë nga ky takim.Pas javës së pestë të kampionatit, Vllaznia udhëheq e vetme renditje me 15 pikë të plota, falë pesë fitoreve të arritura dhe është e sigurtë në rrugën e saj drejt shpalljes për herë të katërt rradhazi kampione e vendit.

© shkodrasport.com