Ndryshe nga ajo e nje viti me pare, sfida e sotme ne mes Tiranes dhe Vllaznise luajtur serish ne te njejten fushe- Skender Halili, ka qene nje histori krejt ndryshe. Vendaset te tjetersuara teresisht, e kane patur shume te veshtire ndaj vajzave kuqeblu te cilat e kane kthyer kete ndeshje ne nje seance stervitore dhe ne fund te 90 minutave kane fituar me rezultatin e thelle 10-0.

Rezultat ky qe ne fakt mund te kishte qene edhe me i thelle, por Vllaznia eshte mjaftuar me kaq. Ajo ka arritur te shenoje 4 gola qe ne pjesen e pare dhe autore te golave kane qene futbollistet Klaudia Borci dhe Megi Doçi te cilat kane shenuar secila nga dy gola.

Ne te dyten ekipi shkodran ka shenuar edhe 6 gola te tjere. 2 prej tyre mbajne serish firmen e sulmueses Borci e cila ne kete menyre plotesoi “pokerin” e saj ne kete 90 minutesh. Ka shenuar edhe Doçi nje gol tjeter duke plotesuar edhe ajo tripleten e saj.

Tre golat e tjere jane shenuar nga futbollistet Suzana Vuksani, Aidena Mustafaj dhe Jeanette Raeanne Jones. Perfundimisht 10-0 per Vllaznine e cila merr fitoren e peste rradhazi dhe vazhdon te kryesoje e vetme renditjen me pike te plota- 15, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte 49-1./www.shkodrasport.com/