Pas vendimit te djeshem te Federates Shqiptare te Futbollit per nderprerjen e te gjithe kampionateve ne vendin tone, shume prej ekipeve i kane lene pushim sportistet duke i udhezuar te qendrojne ne shtepite e tyre dhe per te zbatuar rregullat e shperndara nga Organizata e Shendetesise.

Por nderkohe ka edhe te tjere ekipe qe nuk “jane mbyllur brenda”, por kane vijuar normalisht me procesin stervitor. Keshtu ka ndodhur me ekipin e futbollit te femrave te Vllaznise.

Pak minuta me pare, ky ekip ka zbritur ne fushen sportive “Reshit Rusi” per te zhvilluar seancen e rradhes. Dy trajneret Leka e Parmeza kane patur ne dispozicion te gjiha futbollistet dhe kane zhvilluar me ta stervitjen e zakonshme.

I pranishem ne stervitje ka qene edhe vete presidenti i ketij ekipi Lazer Matija i cili per “Shkodra Sport” thote se “situaten e krijuar, Vllaznia e femrave e perballon vetem me stervitje”.

Nga sa duket, ky ekip do te vijoje edhe ditet e ardhshme do te vijoje me procesin stervitor. Kuptohet qe kemi te bejme me nje stervitje te reduktuar, por thjesht sa per te ruajtur formen fizike.
www.shkodrasport.com