Vllaznia duhet të mendohet mirë dhe duhet të shpejtojë për të nisur rinovimet, sepse nëntë futbollistë të formacionit rrezikojnë të ikin në fund të sezonit. Kjo gjë e tillë vjen pasi u mbaron kontrata.

Kështu, kapiteni Erdenis Gurishta, Bojan Zogoviç, Marko Juriç, Darko Bulatoviç, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Liridon Latifi, Ardit Hoxhaj dhe Ante Aralica në maj të 2023-shit do të jenë pa kontratë. Pa kontratë në verë dalin edhe futbollistë nga stoli i rezervave si Dajan Shehi, Elvedin Heriç, Arsid Kruja dhe Kaina.

Gjithsesi, Vllaznia në këtë moment që flasim, duhet të shfrytëzojë pauzën e kampionatit dhe duhet të nisë rinovimet, sepse në të kundërt do të shohë ekipin pa futbollistët titullarë, ashtu siç ndodhi edhe me disa lojtarë sezonin e shkuar.

Megjithatë, akoma ka kohë sa të duash dhe duhet të presim ende për të parë se ç’do të ndodhë në të ardhmen. /Maringlen ZHIVANI/

Futbollistët pa kontratë në fund të sezonit: Bojan Zogoviç, Erdenis Gurishta, Marko Juriç, Darko Bulatoviç, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Liridon Latifi, Ardit Hoxhaj, Ante Aralica, Dajan Shehi, Elvedin Heriç, Arsid Kruja, Kaina