Ka mbërritur më në fund fitorja e parë për ekipin e Vllaznisë në kampionatin e futsallës (minifutbollit). Ditën e djeshme ai ka mundur Teutën me me rezultatin 11-6. Ndeshja e vlefshme për javën e katërt të kampionatit, është zhvilluar në Tiranë. Ajo është dominuar nga fillimi deri në fund nga djemtë e trajnerit Safet Osja. 11 golat e shënuar në këtë ndeshje kanë patur për autor Alis Paçramin që ka shënuar 4 herë, 3 herë ka shënuar Erind Mlloja, 2 gola kanë për autor Erjon Mandin, nga 1 gol kanë shënuar Eder Meta dhe Besmir Alibali.
Po për javën e katërt të kampionatit të futsallës, Tirana ka mundur Flabinën 2-0, Ali Demi dhe Flamurtarin e kanë mbyllur në barazim 4-4. Pas javës së katërt, Tirana udhëheq me pikë të plota-12 renditjen, e ndjekur nga Edro Vlora me 6, Ali Demi me 5 dhe në vendin e katërt është Vllaznia me 4 pikë, me 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje të pësuara, me golaverazhin e përgjithshëm 21-22. Javën e ardhshme do luhen ndeshjet e javës së pestë të kampionatit dhe ato do luhen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ditën e dielë. Vllaznia do të ndeshet me kampionen në fuqi të vendit- Edro Vlorën.
www.shkodrasport.com