Vllaznia e futsalles e ka nisur mbare ecurine e saj ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise dhe diten e sotme ka fituar me rezultatin 6-4 ndaj Flamurtarit te Vlores dhe eshte kualifikuar ne kete menyre per ne gjysmefinale.
Ditën e sotme në Kompleksin Sportiv Goga të Durrësit, janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje, kjo e cila u shoqërua me një luftë të fortë sportive, për të cilën e tregon edhe pjesa e parë që u mbyll në barazim, 0-0.
Por krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte. Shkodranet shenuan dy gola njeri pas tjetrit duke udhehequr 2-0, por me pas jane vlonjatet qe barazojne ne 2-2, por Vllaznia kalon serish ne avantazh 4-2, megjithate rivaliteti nuk do te ndalej ketu sepse Flamurtari barazoi serish ne 4-4.
Megjithate pas shume kembenguljesh kuqeblute e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj kane shenuar edhe dy gola te tjere dhe ne kete menyre e kane fituar krejt ndeshjen me rezultatin 6-4 dhe ne kete menyre jane kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.
Ne kete tur, shorti i ka vene perballe Tiranes, ndaj te ciles sigurisht qe do te kerkohet perseri fitorja sepse Vllaznia ka hyre ne kete sezon me pretendime serioze si ne kupe ashtu edhe ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/