Kuqeblutë edhe në këtë fillim-sezoni kanë vijuar me “ritualin” e zakonshëm të grumbullimit në pragndeshjen e rradhës që do të zhvillojnë në Shkodër. Pas stërvitjes së pasdites të sotme, ekipi i Vllaznisë ka marrë rrugën drejt Barbullushit për t’u sistemuar në ambjentet e “Gardenland Resort” ku ka kaluar edhe natën para sfidës shumë të rëndësishme me Teutën.
Trajneri Cungu ka marrë me vete 18 futbollistë, kuptohet janë ato që kanë qenë edhe një javë më përpara në Lushnjë me ndonjë ndryshim të vogël.Klubi shkodran po mundohet t’ia plotësojë të gjitha kushtet futbollistëve dhe stafit teknik në mënyrë që atyre të mos u mungojë asgjë dhe pikërisht prej kësaj do të kërkohet patjetër suksesi edhe në këtë përballje.
© shkodrasport.com