Pragndeshja e rradhës me Lushnjën është shoqëruar me grumbullimin e rradhës për ekipin e Vllaznisë. Duhet thënë se drejtuesit e klubit i kanë plotësuar të gjitha kushtet skuadrës dhe natyrisht që tashmë pritet që ajo t’ia shpërblejë me rezultatet e duhura. Menjëherë pas përfundimit të stërvitjes së sotme, kuqeblutë kanë marrë rrugën drejt Barbullushit për t’u sistemuar në ambjentet e “Gardenland Resort” që është rezidenca e tyre e zakonshme. Stafi teknik dhe futbollistët e Vllaznisë e kanë të qartë se nesër në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” nuk ka asnjë objektiv tjetër përveç fitores. Ajo konsiderohet “detyrim me përcaktim” për kuqeblutë. Edhe barazimi do të ishte fatal për ta dhe nuk mund të pranohet. Mungesa e ndonjë titullari apo gjëra të tjera të ngjashme me të, nuk do shkak për të justifikuar këto rezultate. Mendohet vetëm fitorja dhe në rradhët e skuadrës ka besim se do ia dalin. Shumëkush është i bindur se do të mjaftonin një apo dy fitore në mënyrë që Vllaznia të kalojë këtë ngërçin psikologjik që e ka zënë atë përmomentin.

© shkodrasport.com