Klubi i Partizanit duket se është orientuar plotësisht drejt afrimit të talenteve të reja dhe po insiston që të bëjë pjesë të skuadrës sa më shumë elementë cilësorë që kanë perspektivë për të ardhmen. I tillë është edhe 18-vjeçari Senad Hysenaj, i cili është shfaqur sot në stërvitjen e të kuqve si afrimi i radhës në ekipin e drejtuar nga Starova. Hysenaj, i aktivizuar në krahun e majtë kryesisht si mbrojtës, ka spikatur me ekipet e akademisë së Vllaznisë dhe në këtë edicion iu bashkua Vllaznisë B duke luajtur edhe disa ndeshje në Kategorinë e Parë.
Për lojtarin ishte interesuar edhe trajneri Ernest Gjoka, për ta kaluar me ekipin e parë të Vllaznisë. Por futbollisti është shfaqur sot në stërvitje me Partizanin në kryeqytet, që do të thotë se ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij te të kuqtë. Fjalën e fundit për të do ta ketë Starova, por lojtari pritet që si fillim të fitojë hapësira në ekipin B të të kuqve. /vipsport/