Pas vete lojtarit, edhe Klubi i Futbollit Vllaznia ka publikuar ne faqen e tij zyrtare akordin dhe marreveshjen e firmosur me futbollistin Uheid Hoxha.

Ne njoftimin e klubit shkodran behet e ditur se me mesfushorin 20 vjeçar eshte firmosur nje kontrate afatgjate, çka do te thote se drejtuesit jane duke menduar edhe per sezonin e ardhshem.

Po ashtu, behet e ditur se ne ditet ne vijim do te kete te tjere lojtare cilesore qe do te vishen kuqeblu sepse vetem keshtu mund te ndertohet skuadra cilesore qe ata deshirojne. Ja njoftimi i klubit kuqeblu:

“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur akordin edhe me futbollistin Uheid Hoxha i cili pas një eksperience njëvjeçare me ekipet e tjera, rikthehet sërish në shtëpinë kuqeblu, aty ku është formuar si futbollist.

Me mesfushorin 20 vjeçar është një firmosur një kontratë afatgjatë. Puna e drejtuesve për ndërtimin e një skuadre cilësore për sezonin e ri vazhdon dhe në ditët e ardhshme do të ketë lojtarë që do të vishen kuqeblu”.