Stefan Cicmil duket se është pranë rikthimit në kampionatin shqiptar. Malazezi i cili në vendin tonë u bë i njohur për aktivizimin me ekipin e Vllaznisë por që në fund të sezonit të kaluar u largua mes polemikash nga kuqeblutë. Partizani është ekipi që ka shfaqur së fundmi interes për qendërmbrojtësin që momentalisht aktivizohet në Mal të Zi.

Një lajm i tillë konfirmohet nga Newsport.al i cili ka mësuar se klubi i kuq e dëshiron malazezin si pjesë të ekipit për sezonin në vazhdim. Mbrojtësi është një dëshirë e vetë Edmond Haxhisë. Bisedimet mes palëve duket se kanë nisur por ende asgjë nuk është konkrete.