y ditët e fundit, pikërisht pas lajmit se tek Vllaznia erdhi edhe maqedonasi i tretë, Aleksandar Ristevski, në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet që e cilësonin si të ekzagjeruar numrin e tyre tek Vllaznia.
Kjo ngaqë bashkë edhe me trajnerin Mirsad Jonuz dhe mbrojtësin tjetër Filip Gligorov, ka shkuar në tre numri i tyre.
Por Vllaznia është e Shkodrës dhe e shkodranëve. Dhe për ta vërtetuar këtë gjë, ka mjaftuar edhe një gjest i bërë sot nga dy prej lojtarëve të Vllaznisë, mbrojtësit Erdenis Gurishta dhe mesfushorit Ardit Krymi.
Fotoreporteri i “Shkodra Sport” Mikel Thepina ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të kuqebluve paraditen e sotme dhe me aparatin e tij ka fiksuar këtë foto shumë domethënëse.
Dy lojtarët shkodranë kanë bërë shenjën e shqiponjës. Ndoshta një gjest që u ka ardhur spontanisht por vjen pikërisht në momentin kur po flitet për një Vllaznia “maqedonase”.
© shkodrasport.com