Vllaznia e femrave ka dalë nga Liga e Kampioneve me kokën lart, pasi ka provuar për herë të parë çfarë do të thotë të luash mes 32 ekipeve më të mira në Europë.
Skuadra shkodrane, pas humbjes 1-0 në shtëpi përballë danezeve të Fortuna Hjorring, është mundur sot 2-0 në transfertë, duke i dhënë fund kështu pjesëmarrjes së saj për këtë edicion në turneun prestigjioz ndërkombëtar ku për herë të parë kaloi fazën në grupe.
E sotmja ishte një ndeshje e dominuar nga ekipi vendas, ashtu siç pritej duke njohur historinë dhe cilësinë e tij pasi është mes më të mirëve në Europë, me vajzat kuqeblu që arritën shumë pak herë pranë portës kundërshtare, aq sa në fund të sfidës kishin regjistruar vetëm një gjuajtje nuk kuadrat e 2 jashtë tij.
Ato u ndëshkuan sot nga dy gola të pësuar në ekstremet e takimit. Moller shënoi që në minutën e 6 të ndeshjes dhe ishte po e njëjta lojtare që gjeti rrjetën edhe në minutën e 87, këtë herë falë një penalltie, për të siguruar suksesin 2-0 dhe kalimin e turit për ekipin e saj. Megjithate edhe Vllaznia ka patur raster e saj duke dominuar ne pjesen e dyte, madje ne nje moment ka goditur edhe shtyllen me ane te Doçit.
Fortuna-Vllaznia 2-0
6′, 87′ (p) Moller
Fortuna: Doherti, Himi, Lungard, Moller, Rask, Fransi, Sneri, Nilsen, Sara Andersen, Holmgard, Hoimbard.
Vllaznia: Etzel, Svenson, Bajraktari, Prot, Gjini, Franja, eberhardi, Maliqi, Dauzat, Dojl, Doçi.