Me fitoren 2-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes miqesore ne mes Vllaznise dhe Erzenit, e cila po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Vllaznia e nisi ndeshjen me këtë formacion: Zogovic, Gurishta, Lekaj, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Victor da Silva, Imeri, Hoxhaj.
Ne minuten e 10-te Hoxhaj pengohet ne menyre te parregullt brenda zone dhe arbitri Myrtja ka akorduar 11-metersh. Nga pika e bardhe, Herald Marku eshte treguar i sakte duke shenuar golin e pare.
Ne minuten e 28-te nderkohe pas nje aksioni te bukur te vendasve, ka qene Imeri ai qe ka shenuar me nje goditje te forte golin e dyte per kuqeblute.
Pas dy minutash nderkohe per protesta ndaj arbitrit, eshte ndeshkuar me karton te kuq mbrojtesi Isaevski duke e lene skuadren me 10 futbolliste per pjesen e mbetur te ndeshjes.