Me fitoren 2-1 eshte mbyllur pjesa e pare ne “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Kukesit, nje rezultat qe favorizon kuqeblute ngaqe Kamza po humbet ndaj Laçit.
Te dyja skuadrat e nisen me mungesa kete takim teksa tek Vllaznia nuk luanin Vucaj, Orelesi, Ribaj e Bardulla nuk luanin per vendasit ndersa Guri, Kale e ndonje tjeter per miqte.
Loja gjate pjeses se pare nuk u ngjit per asnje moment ne lartesine e duhur dhe mungonin rastet e rrezikshme ne portat respektive.
Edhe ndonje rast qe krijohet nga futbollistet e Vllaznise nuk shfrytezohet si duhet nga Çinari e Sukaj.
Ky i fundit madje ne minuten e 31-te godet shtyllen e majte pingule te portes kukesiane por pa arritur dot te shenoje.
Ate qe se beri ai do ta bente Balde ne krahun tjeter kur do te dergonte topin ne rrjete nje minute me vone.
Vllaznia reagon dhe ne ‘35 Çinari pengohet brenda zone dhe arbitri Jorgji akordon 11-metersh. Gjuan Sukaj dhe Koliçi e pret topin.
Por ne ‘41 Çinari do te shenonte golin e barazimit pasi brenda zone godet me te majten dhe e dergon topin ne rrjete.
Ne minuten e pare shtese te kesaj pjese do ishte Kalaja qe do te shenonte. Perfundimisht 2-1 per Vllaznine ne kete pjese.