Vllaznia e ka mbyllur ne fitore me rezultatin 2-1 edhe ndeshjen e trete miqesore te zhvilluar ne pergatitoren austriake. Triumfi i sotem ka ardhur ndaj ekipit Al Ahli te Katarit.

Formacioni i kuqebluve per kete ndeshje ka patur disa ndryshime. Keshtu, kete here ne porte eshte Kristi Qarri. Edhe ne mbrojtje ka ndryshime teksa ne ndeshjen e sotme si titullar e ka nisur katershja e perbere nga Smajli, Juriç, Shehi dhe Hakaj.

Trajneri Josa ka ndryshuar edhe ne mesfushe ku kete here e kane nisur nga fillimi treshja Alivoda, Jonuzi dhe Heriç, nderkohe qe ne sulm eshte treshja tjeter e perbere nga Kruja, A. Hoxhaj dhe Kaina.

Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per Vllaznine. Ne minuten e 11-te Jonuzi eshte gjendur brenda zones se skuadres nga Katari, ka gjuajtjur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.

Dy minuta me vone do te ishte sulmuesi brazilian Kaina qe do te shenonte nje supergol me nje gjuajtje potente duke dyfishuar ne kete menyre shifrat.

Ne minuten e 33-te Kruja shkaktoi 11-metersh dhe nje nga futbollistet e Al Ahli eshte treguar i sakte duke shenuar dhe duke ngushtuar shifrat ne 2-1. Me pas pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk do te kishte gol tjeter dhe ne kete menyre pjesa e pare u mbyll me kete rezultat.

Ne te dyten jane aktivizuar edhe lojtare te tjere, te cilet jane munduar te bejne me te miren e tyre por gjithsesi ata nuk kane mundur dot te shenojne asnje gol tjeter dhe si rrjedhoje, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrar 2-1 per Vllaznine. Kjo eshte fitorja e trete e saj ne po aq miqesore te luajtura ne Austri./SHKODRA- SPORT.COM/